BDI-Gostivar: “Në mungesë të ideve Taravari gjen justifikime për mos realizimin e premtimeve”


Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim Gostivar sot në një dalje për media theksuan se premtimet kryesore për Gostivarin kanë mbetur vetëm premtime.
Ata thonë se në mungesë të ideve kryetari aktual gjen justifikime për mos realizimin e premtimeve.
“Premtimet kryesore të fushatës parazgjedhore edhe sot pas 3 vitesh qeverisje mbeten
thjeshtë dhe vetëm premtime.
Po u sjell në vëmendje disa nga premtimet kryesore si:

Fabrika të reja që do të gjeneronin vende të reja të punës,
Transport publik me autobusë ekologjikishtë miqësor,parkingje në kate dhe nëntokësore, stacion për filtrimin e ujit të pijshëm, zgjidhje e problemit me qentë endacak, zgjidhja e çeshtjes së ajrit të ndotur me theks të veçantë, deponia regjionale Rusino.
Parashtrohet pyetja cilat nga këto premtime janë realizuar!?
Kemi ajër më pak të ndotur? Kemi me pak qenë rrugëve të qytetit dhe vendbanimeve tons? Kemi ujë të filtruar? Kemi parkingje? Transport publik? Fabrika të reja?

Përgjigja është një për të gjitha: -Jo. Nuk kemi asgjë nga këto.
Por, çfar realisht u bë në këto tre vite?
Dhe këtu përgjigja në shumicën e rasteve është Po. Kemi rritje të borxhit publik në 3 mil.€. Gjendje kaotike në urbanizëm dhe komunikacion, kemi Rrugë me gropa gjithandej, uzurpim të hapsirave publike, kemi papastërti publike., po, kemi Arsim të politizuar, këto tre vjet kemi furnizime publike jasht cdo procedure ligjore, raporti i revizionit flet për mungesë të theksuar të transparencës., e shumë e shumë
“Po” të tjera që nuk i shkojnë për nder kësaj udhëheqësie të komunës” thonë nga dega e BDI-sëGostivar”, theksojnë nga dega e BDI-së Gostivar.

Baby Boo