BBC: Lichtsteiner ia sheh sherrin shqiponjës

Gazetari i BBC Sport, Richard Conway, ka bërë të ditur se FIFA ka hapur procedurë disiplinore edhe kundër Stephen Lichtsteiner.

Baby Shop Charli

Pasi u raportua se FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës për festimin e golave duke bërë shqiponjën në fitoren 2-1 të Zvicrës kundër Serbisë, një gjë e tillë është bërë edhe për Stephen Lichtsteinerin.

Mbrojtësi i ri i Arsenalit, i emocionuar për golin e Shaqirit në fund të ndeshjes, iu bashkua festës së shqiptarëve duke bërë edhe ai shqiponjën, por duket se kjo do t’i kushtojë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i BBC Sport, Richard Conway, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“FIFA ka hapur procedurë disiplinore edhe për Lichtsteinerin për të njëjtën arsye, për mënyrën e festimit të golit”, shkruan ai në Twitter.

Conway gjithashtu ka thënë se “Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedurë disiplinore edhe kundër Presidentit të Federatës së Serbisë, Slavisa Kokeza, gjithashtu edhe për trajnerin e Përfaqësueses, Mladen Krstajic për deklaratat pas ndeshjes”.

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors