BBC: Cili është numri i vërtetë i njerëzve të vdekur nga koronavirusi?


Të paktën edhe 130 mijë njerëz në mbarë botën kanë vdekur gjatë pandemisë së koronavirusit përveç 400 mijë vdekjeve zyrtare si pasojë e virusit – zbulon një hulumtim nga BBC.

Një shqyrim i vdekshmërisë preliminare nga 27 vende tregon që në shumë vende numri i vdekjeve të përgjithshme ka qenë më i lartë se sa normalja, edhe kur llogariteshin për virus.

Të ashtuquajturat “vdekje të tepërta”, numri i vdekjeve mbi mesataren, sugjeron që impakti njerëzor i pandemisë tejkalon shifrat zyrtare të raportuara nga qeveritë në mbarë botën.

Disa nuk do të regjistrohen si viktima të Covid-19, por të tjerët mund të jenë rezultat i mbingarkimit të sistemeve shëndetësore dhe të shumë faktorëve tjerë, shkruan BBC.

Baby Boo