Bayerni për herë të 6-të kampion i Evropës, as milionat s’i ndihmojnë Parisit


Bayern Munichu është kampion i Evropës për herë të 6-të në histori të klubit, pasi në finale mundi Paris Saint-Germainin.
Në finale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës, sezoni i jashtëzakonshëm kulmoi me trofeun e kësaj gare, shkruan Insporti

Bayern Munichu, që bëri sensacion me fitoren 8:2 që i shkaktoi Barcelonës në çerekfinale, shihej si favoriti edhe në fazat më të hershme të garës.
Goli i shënuar në minutën e 59-të nga ish futbollisti i parisienëve, Kingsley Coman, pas një harkimi të Joshua Kimmich, doli të jetë vendimtar për të përcaktuar më të mirin e Evropës.Ky është trofeu i gjashtë për Bayernin, që për herë të fundit e kishte fituar në vitin 2013, kurse për Paris Saint-Germainin ishte finalja e parë.

Ekipi i Hansi Flick kësisoj e kompleton “tripletën”, pasi këtë sezon ka fituar edhe Bundesligën dhe DFB Pokal

Baby Boo