Baton Haxhiu për Qeverinë Kurti: Kjo qeveri po do gjak

Gazetari Baton Haxhiu ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se “po dëshirojnë gjak”.

Ai tha se është shumë e rrezikshme që një qeveri të sillet sikur opozitë, duke shtuar se “krejt kjo është farsë”.

Më tej, Haxhiu ka thënë se derdhja e gjakun e vështirëson edhe më shumë jetën politike në atë ardhmen.

“Ajo që është më tragjike është se brenda farsës kërkojnë edhe një Mon Balaj të ri në jetën tonë dhe kjo po shihet prej avionit. Gjaku nuk na duhet sepse çdo gjak e vështirëson jetën politike në të ardhmen, armiqëson më shumë njerëzit. Fatkeqësia është se kjo Qeveri po do gjak, dhe kur e ka përballë një Qeveri në Serbi e cila është e gatshme për atë gjak, prandaj e kemi bashkësinë ndërkombëtare që po thotë lërëni farsën sepse ne jemi për me përfundu procesin dhe ti je kundër saj”, ka thënë Haxhiu.