Baton Haxhiu: Dardan Molliqaj të bëhet ministër i Rendit për t’iu kundërvënë VV’së


Baton Haxhiu ka folur rreth përbërjes së mundshme të qeverisë së re të vendit, që pritet ta formojë Lidhja Demokratike e Kosovës, me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën Socialdemokrate.

Haxhiu ka vlerësuar se edhe Partia Socialdemokrate, që në zgjedhjet e 6 qershorit garoi në koalicion me AAK’në, duhet të përfshihet në koalicionin e ri.

Haxhiu ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “është e pandershme nga AAK që njëri post të mos i takojë PSD’së”.

“Duhet ta kenë një njeri të PSD’së, që di të ballafaqohet me Lëvizjes Vetëvendosje, brenda parlamentit dhe jetës publike”, është shprehur Haxhiu.

Aktualisht, sipas Haxhiut, PSD’ja, që s’është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, “është e kufizuar t’i kundërvihet çfarëdo sjelljeje të Vetëvendosjes kur të kalojë në opozitë”.

Haxhiu ka sugjeruar që shefi i PSD’së, Dardan Molliqaj, të bëhet ministër i Punëve të Brendshme.

“Molliqaj të ishte ministër i Rendit, do të kishim ballafaqim të jashtëzakonshëm, interesant”, ka thënë ai.

Baby Boo