Bastisjet e Speciales në shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit: Sekuestrohen dokumente e telefona


Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për një operacion të ndërmarrë sot nga Gjykata Speciale, që është duke u realizuar në Prishtinë, ku tashmë kanë filluar bastisjet. Përveç Bashkim Smakajt, ish shef i AKI-së, që ishte dikur edhe këshilltar i ish presidentit Thaçi, Sinjali raportoi se edhe një tjetër këshilltar i tij, Blerim Shala ishte sot cak i Speciales.

Sipas informacioneve të Sinjalit, Specialja ka kryer kontroll te shtëpia e ish shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj. Bastisje është kryer edhe në banesën e Blerim Shalës, i cili ka qenë pjesë e Zyrës së Presidentit, në cilësinë e këshilltarit politik të Hashim Thaçit.

Gjatë bastisjeve që janë kryer, të njëjtat burime thonë se janë sekuestruar prova të ndryshme, duke përfshirë dokumente dhe telefona.

Baby Boo