Bastisje në Veles, kapet me drogë një 63 vjeçar


Policia ka arrestuar dje një gjashtëdhjetë e tre vjeçar nga Velesi pasi në oborrin e tij policia ka gjetur një lëndë pluhur të bardhë, shkruan Pa Censurë.

“Më 12 mars 2024, në ora 03:30 në Veles, zyrtarë policorë nga Departamenti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB Veles ia kanë hequr lirinë J.K.(63) nga Velesi. “Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, në oborr janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me lëndë pluhuri të bardhë”, njofton MPB.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. Pa Censurë

Baby Boo