Bastisje në rrethinën e Shkupit, arrestohet një person


Sot (20.04.2022) në ora 00:30 minuta, nëpunës policorë të SPB Shkup-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë e kanë privuar nga liria A.SH. (23) nga fshati Idrizovë-Shkup.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe terezi dixhitale me mbetje të marihuanës. Ai është arrestuar në Stacionin Policor Gazi Babë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Baby Boo