Bastisje në Reçicë të Vogël, gjenden armë dhe municione, arrestohet një person


Me datë 13.11.2023 në ora 15:00 në fshatin Reçicë të Vogël të Tetovës, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim të Kundërligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme në MPB në bashkëpunim me zyrtarë policorë. nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Armë është privuar nga liria B.A (55) nga fshati Reçicë e Vogël të Tetovës.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë tip “Beretta”, një revole, disa fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa pjesë për një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. Ndërsa, gjatë kontrollit në automjetin e tij “Suzuki” me shenja regjistrimi tetovare, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, disa gëzhoja të kalibrit të ndryshëm dhe sende të tjera.

Personi u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet procedurë pkundër tij.

Baby Boo