Bastisje në Ohër, gjendet drogë, arrestohen dy dilerë


Më datë 14.12.2023 në ora 20:10 në bulevardin “Turistiçka” në Ohër, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, punonjësit policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në SPB Ohër kanë privuar nga liria L.Z.(40) dhe Z.R.(33), të dy nga Ohri. Ata janë kapur pranë banesës që kanë përdorur dhe gjatë kontrollit të tyre tek Lj.Z. janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me lëndë pluhuri të bardhë, ndërsa tek Z.R. u gjet dhe u konfiskua një sasi e madhe parash.

Më pas, gjatë kontrollit të banesës, të kryer me vendim gjykate, janë gjetur një qese me disa pako me lëndë pluhuri të bardhë, një peshore dixhitale me mbetje të një lënde pluhuri të bardhë dhe sende të tjera.
Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet.

Baby Boo