Bastisje në Manastir, ja çfarë gjen policia


MPB njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar 26-vjeçarin V.M. nga Manastiri. Tek i njëjti janë gjetur substanca narkotike.

“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar 14 pako heroinë, disa lloje të ndryshme të pilulave, një peshore dixhitale dhe sende të tjera me mbetje të lëndës së panjohur dhe para të ndryshme”, thonë nga MPB.

Baby Boo