Bastisje në Luboten të Shkupit (FOTO)


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme, me urdhër paraprak të gjykatës është kryer bastisje në një shtëpi në fshatin Luboten të Shkupit, përcjell Alsat. Policia ka arrestuar një 30-vjeçarë për armëmbajtje pa leje.

“Është privuar nga liria S.L. (30) nga fshati Luboten i Shkupit. Gjatë bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë “Zastava M70″ kalibër 7,65mm dhe 12 plumba”, shtojnë nga MPB.
Nga MPB thonë se kundër tij do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 396 nga Kodi Penal.

Baby Boo