Bastisje në Çair të Shkupit, gjendet drogë, arrestohen dy persona


Dje në ora 16.10 në zonën e Çairit në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve dhe Njësitet për Intervenim të Policisë dhe Trafikim ilegal të Drogave në SPB Shkup kanë privuar nga liria M.G.(40) dhe G.G.(32), të dy nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të tyre, në M.G. u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.

Më pas me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në banesën e G.G., ku është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri e bardhë dhe një objekt i dyshuar si me origjinë nga vepra penale “vjedhje”.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Baby Boo