Bastisje në burgun e Idrizovës, janë gjetur 82 thika, 63 celularë, drogë…


Sot (28.10.2023), zyrtarë policorë nga Byroja për Siguri Publike në koordinim me Agjencinë për Siguri Publike Shkup, pas informatave të marra paraprake operative dhe urdhër bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në burgun e Idrizovës, në një pavijon gjysmë i hapur, gjatë të cilit janë gjetur 63 celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, një grup më i madh i të burgosurve u mblodh dhe bënë rezistencë aktive, por pas masave dhe aktiviteteve u mposhtën. Në këtë mënyrë u plagosën 10 policë dhe u plagosën edhe disa nga të burgosurit.

Pas dokumentimit të rastit do të bëhen parashtresat përkatëse” – thuhet në kumtesën e MPB-së.

Baby Boo