Bastisje këtë mëngjes në Tetovë, arrestohet 26 vjeçari


Mëngjesin e sotëm në ora 08.00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar D.M (26) nga Tetova.

Konkretisht, pas një urdhri të marrë paraprakisht nga gjykata, është kryer kontrolli në banesë dhe në ambiente të tjera të D.M, në lidhje me veprën penale “prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, parashikuar dhe e dënueshme nga neni 215 nga Kodit Penal, gjatë të cilit u gjet marihuanë.

D.M. është ndaluar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse, tha policia.

Baby Boo