Bastisje anti-drogë, arrestohet një 43-vjeçar në Shkup


Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka realizuar aksion anti-drogë sot në Shkup.

Me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë e T.T.(43) nga fshati Jurumleri në Shkup.

Gjatë bastisjes, siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme është gjetur marihuanë, pluhur droge dhe peshore digjitale.

“T.T. ka blerë më shumë sasi të kokainës dhe marihuanës, e ka paketuar në pako më të vogla dhe e ka shitur”, qëndron mes tjerash në njoftim, transmeton TV21.

T.T. është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.

Baby Boo