Bastiset shtëpia e 47-vjeçarit nga Tetova i cili ishte në kërkim, i gjendet heroinë


Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmjen e djeshme (05-dhjetor) rreth orës 20 në Tetovë kanë privuar nga liria 47-vjeçarin A.E. nga Tetova. Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij më datë 22 të muajit të kaluar, gjatë të cilës A.E. nuk ka qenë i pranishëm, është gjetur heroinë. Përndryshe, ai ishte shpallur në kërkim me vendim të gjykatës dhe pas lëshimit të fletarrestit për të vuajtur dënimin me burg në Burgun e Kumanovës. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.

Baby Boo