Bastisen shtëpia e Thaçit dhe Veselit


EULEX-i ka nisur sot bastisjen e shtëpisë së ish presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe ish- kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.

Zyrtarë të EULEX-it janë parë sot të kenë hyrë edhe brenda selisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës janë parë jashtë objektit.

Mediat kane tentuar të kontaktojë zyrtarë të PDK-së, por nuk kanë qenë të qasshëm. Ndryshe, në afërsi të selisë së PDK-së, banesën e ka edhe ish kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Baby Boo