Bashkohet opozita, LDK merr mbështetje nga VV dhe PSD për seancë të jashtëzakonshme para 7 shtatorit


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se ka marrë mbështetjen nga VV-ja dhe PSD-ja për thirrje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në këtë seancë do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë, ku konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit para datës 7 shtator 2018
Sot kemi marrë mbështetjen nga Vetëvendosje dhe nga PSD për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë, ku konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës.
Pazare me shtetin e Kosovës nuk mund të bëjë askush.
Në ditët në vijim do të kërkojmë mbështetjen edhe të grupeve të tjera parlamentare, si dhe të shoqërisë civile./Pacensure

Baby Boo