Bashkësia Islame: Nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit


Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave ka konfirmuar se për shkak të gjendjes së rënduar me COVID-19 nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës.

Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik.

Po ashtu Tërnava ka bërë apel që të mos ketë vizita familjare si dhe të mos ketë tubime në vende publike.

“Për këtë Kurban Bajram kemi ndjenja të përziera si asnjëherë më parë. Megjithëse jemi në vigjilje të Kurban Bajramit, për shkak të pandemisë, nuk po e presim këtë Bajram ashtu siç duhet. Prandaj këtë Bajram e presim në gjendje të rënduar pandemike. Situata ditëve të fundit paraqitet e vështirë dhe nga ne kërkohet që të kontribuojmë në tejkalimin e kësaj gjendjeje. Nga ne kërkohet që ta ruajmë shëndetin publik. Ju ftoj të gjithëve që ta ruajmë karakterin festiv të festës dhe të kemi më shumë mirëkuptim dhe solidaritet për ata që kanë nevojë. Kjo është dhe esenca e Kurban Bajramit. Festat fetare tek ne janë festat më popullore. Si në asnjë festë tjetër, festat e Bajramit shoqërohen me vizita tek familjarët, por kësaj radhe t’i shmangim ato si dhe të shmangim tubimet në vende publike”, ka thënë Tërnava.

Baby Boo