Bashkëshorti i Adelina Tahirit ka bërë ndryshimin drastik në pamje

Para tre vitesh, Adelina Tahiri kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Më pas ajo u bë nënë edhe e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Jon. Adelina dhe Serjoza kanë 7 vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe pavarësisht paragjykimeve të shumta që kanë marrë nga ndjekësit për lidhjen, nuk janë distancuar për asnjë moment nga njëri-tjetri. Madje çifti po mendojnë që të shtojnë familjen e tyre, sepse sipas Adelinës, Serjoza e meriton të ketë shumë fëmijë.

Baby Boo

“Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi. Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë. Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë tjetër do e bëj, por dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”, tha Adelina në një intervistë për Prive.

Në rrjete sociale, këngëtarja na i ka kursyer pozat me bashkëshortin e saj, të cilat kanë qenë shumë të rralla. Mirëpo, ajo i ka bërë edhe ndonjë dedikim publik për t’i treguar para botës dashurinë e saj, ndaj portreti i Serjoza-s ka qenë jo pak i njohur për ne.
Por, kohët e fundit është vënë re një ndryshim drastik në pamjen e bashkëshortit të Adelinës. Ai jo vetëm që ka nisur të mbajë mjekër, por gjithashtu ka mbjellë edhe flokët duke i zbritur shumë vite moshës së tij.

Restorant Lumare