Bashkëpunim i ri Maqedoni – Gjermani


Formohet komitet drejtues për bashkëpunim Maqedoni-Gjermani që do të drejtohet nga zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe drejtori i departamentit për zgjerim të BE-së në ministrinë gjermane të Ekonomisë, Helge Tolsdorf. Ky komitet ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit industrial, rritjen e trëgëtisë mes dy vendeve, investime në infrastrukturë, rritje të investimeve gjermane në vend si dhe investime në arsimimin dhe edukimin e kuadrove të reja. Në konferencën e përbashkët të mbajtur sot në Qeverinë e Maqedonisë, Angjushev dhe Tolsdorf thanë se Maqedonia është një nga vendet me interes për bizneset gjermane dhe se pritet në të ardhmen të rritet numri i ivestitorëve gjerman në vend.

Koço Angjushev, zv/kryeministër, deklaroi se sot e formuan komitetin për bashkëpunim dhe u dakorduan që temat bazë në të cilat do të punojmë do të jenë temat: në bashkëpunimin e rritur industrial mes shteteve me çka do të sigurojmë që më shumë prodhime nga Maqedonia të përfundojnë në tregun gjerman, më shumë teknologji gjermane në Maqedoni.

“Do të kemi më shumë investime gjermane në shtetin tonë. Fusha e dytë në të cilën do të punojmë do të jetë përmirësimi I infrastrukturës dhe sfera e tretë në të cilën do të punojmë është arsimimi ku do të mundohemi të sjellim praktikat positive nga ana gjermane në pjesën e arsimimit praktik, arsimin që është I oprientuar kah industria dhe kuadrove të kualifikuara të cilat mund të jenë në interes edhe të ekonomisë së Maqedonisë”

Ndërsa, Helge Tolsdorf, diplomat gjerman, deklaroi se ka një interesim të madh të kompanive gjermane të investojnë në Maqedoni. “Por, kjo është një sfidë për ne bashkërisht dhe ne diskutuam për atë se duhet të investojmë më shumë në arsimimin në vend që të kemi kuadro të përgaditura për investitorët. Unë mund tju them se kompanitë gjermane janë shumë të inkurajuara të vijnë këtu dhe të ruajnë trurin në vendin tuaj”, deklaroi ai.

Baby Boo