Bashkëpunëtori i Milaim Zekës zbulon se si i kanë ndarë fitimet e biznesit me viza


Njëri nga të akuzuarit për mashtrim me viza, Ilir Krasniqi, në një lidhje direkte për Frontal në T7, ka folur rreth biznesit të tij të përbashkët me deputetin Milaim Zeka.

Krasniqi ka thënë se biznesin e kanë hapur së bashku me datë 2 qershor të vitit 2016 dhe se për Kosovë njeriu kryesor ka qenë Milaim Zeka.

“Me datën 2 qershor 2016 kemi arritur një marrëveshje për hapjen e biznesit me viza. Për Kosovë ka qenë kryesor njeriu kryesor Milaim Zeka. As unë e as Milaim Zeka nuk kemi pas qëllim me e mashtru kërkënd. Unë po flas për veti, ndërsa për Milaim Zekën po shihet prej fillimit se çfarë ka bërë” ka thënë Krasniqi.

Ai thotë se nuk e ka marrë asnjë cent nga asnjë kandidat, dhe thotë se nëse del dikush që e vërteton se Ilir Krasniqi ka marrë para, ai thotë se do të bëjë vetëvrasje.

“Nëse ni person del e thotë që Ilir Krasniqit ja ka dhanë një euro Ilir Krasniqit unë boj vetëvrasje. Si unë si Milaim Zeka e kemi pas zyrën, jemi kanë qeragji. Zyrën e kemi paguar 1500 euro në muaj. Ne kemi bashkërpunuar me Milaimin me 2 qershor 2016, deri me 4 shtator të vitit 2017”, është shprehur Ilir Krasniqi në Frontal të T7, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë avokati i Milaim Zekës, Gazmend Halilaj në bisedë e sipër me Ilir Krasniqin në emisionin Frontal në T7, ka thënë se klienti i tij nuk ka marrë asnjë cent në biznesin me vizat.

Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga Ilir Krasniqi, i cili thotë se Milaim Zeka ka marrë përmes bankës një shumë prej 30 mijë eurove, dhe në anën tjetër ka marrë edhe 80 për qind të fitimeve.

“Milaim Zeka ka qenë agjent kryesor për çështje administrative në Kosovë. Kanë dalë me dhjetëra mijëra euro që kanë dalë në llogarinë e tij. Nuk mundesh me thanë që Milaim Zeka nuk ka marrë para. Përmes kontos diku i ka marrë 30 mijë euro. Në realitet ai i ka marrë mbi 80 për qind”, është kundërpërgjigjur Krasniqi.

E avokati i Zekës i ka thënë se mund të flasë çfarë të dojë meqenëse nuk është nën betim.

“ Meqë nuk je nën betim ,mundesh me folë çfarë të duash” është shprehur avokti.

Deputeti i NISMA’s Socialdemokrate, Milaim Zeka, është arrestuar sot nga autoritetet kosovare pas kërcënimeve që ka bërë në emisionin DPT te Fidani në T7 ndaj prokurorit Muharrem Shefkiu.

Baby Boo