Bashkë për një duet, Gjon’s Tears zbulon si u njoh për herë të parë me Arilena Arën


Në fillim të muajit korrik, Arilena Ara njoftoi se ka gati albumin e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj! Ai do të vijë nën titullin “POP ART” dhe të gjithë fansat e artistes të bëhen gati pasi albumi do të publikohet së shpejti!
Për albumin, ajo ka realizuar në total 13 këngë, mes tyre një pjesë janë bashkëpunime. Arilena ka zgjedhur që të bashkëpunojë edhe me një artist shqiptar që është bërë shumë i njohur në mbarë botën, Gjon’s Tears.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Pushime On Top”, Gjoni ka treguar se si është njohur për herë të parë me Arilenën.
“Unë kam nevojë t’i njoh shumë njerëzit kur bëj bashkëpunime, si përshembull Arilenën. Jemi takuar plot herë para se të fillojmë bashkëpunimin. Këngëtarë ka më të mirë se unë, por gjëja që na bën unikë është vetja jonë si humanë, a jemi të mirë si njerëz. Arilenën e kam njohur te ‘The Voice’, por nuk kemi folur shumë herën e parë kur erdhëm. Kështu që kur më ka thirrur në atë moment që edhe ajo ishte duke konkurruar për Eurovisionin, ishte një kënaqësi e madhe”, u shpreh artisti.

Baby Boo