Bashkë me kontonjerin “kapet” nga mjeti i higjienës komunale edhe punonjësi, ndërron jetë!


Një punonjës i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme teksa po kryente punën e tij, pasi ka shtyrë kontejnerin, mjeti e ka tërhequr dhe e ka shtypur. Sipas burimeve mes kolegëve të të ndjerit A. S. (43), punëtorët e pranishëm janë ende në shok. Ata ishin të pafuqishëm për të ndihmuar kolegun që u tërhoq nga mjeti që shtyp shtypur plehrat.

Drejtoresha e “Higjienës Komunale” Kosana Mazneva e ka konfirmuar aksidentin për SAKAMDAKAZAM.MK.

“Po, është e vërtetë që ka vdekur një nga punonjësit tanë. Jemi në pritje të raportit nga Mjekësia Ligjore, e cila duhet të na tregojë shkaqet e vdekjes”, na tha drejtoresha Mazneva.

Prokuroria Publike e Shkupit ka hapur rast për aksidentin.

MPB-ja në buletinin e ngjarjeve njoftoi se dje (e premte) në ora 09:14 në RSSH Shkup është lajmëruar se në bulevardin 11 tetor gjatë kryerjes së detyrave të punës A. S. (43) nga Shkupi, një punonjës i JP “Higjiena Komunale” ka marrë lëndime dhe ka ndërruar jetë në vend.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Mjekësisë Emergjente, ndërsa një ekip nga SVR Shkup ka kryer hetimin. Për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, ka thënë policia.

Baby Boo