“Basha zgjohet në 11 e çerek, Rama s’merret me atdheun”, Bledi Mane: Shqipëria digjet, ku*vat krihen!


Zja*rret në Shqipëri vazhdojnë prej më shumë se 12 ditësh dhe reagimet publike nga zyrtarët e shtetit, kanë qenë minimaliste. Ky fakt, është vënë edhe më shumë në dukje nga Bledi Mane, i cili ka përdorur një variant të shprehjes: “Fshati digjet, plaka krihet”.

Bledi Mane:
“Helikopterët i kemi në remont në kulmin e emergjencës. Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako është i zënë me qoka familjare se marton kunatin. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shkuar te vjehrra në Boboshticë ta ndihmojë për roshnicat e dimrit. Ministrat e tjerë të qeverisë kanë dalë në opozitë me veten, opozita i bën roje Gaz Bardhit mos e pro*vokojnë sek*sualisht kundërshtarët ndërsa ata të dy…
Lul Basha kur zgjohet në 11 e çerek nga gjumi i shkruan mesazhe telefonike Ramës të mos harrojë për porosinë, ndërsa vetë Edi Rama nuk ka kohë të merret me atdheun. Atdheu ia dha mandatin e tretë ndërsa Rama i llangosur me delirin e tij harton strategji afatgjata për rajonin, i jep mend Bashkimit Evropian për integrimin dhe bashkë me Lulin po kujdesen si ta nxjerrin në pension politik Sali Berishën.
Nuk e duan në parlament, as njëri e as tjetri, e shohin si kundërshtar. Dhe ju e dini sa egoiste të sëmura dhe xheloze janë ku*vat për njëra-tjetrën aq sa djegin e për*vëlojnë lën*dinën, makinën, partinë, katandinë, dashurinë, Shqipërinë!”

Baby Boo