Basha: Të rrëzojmë Ramën, ndërkombëtarët s’i dëgjoj më


“Marrëveshja e 17 majit të vitit 2017 u bë në kushtet e një presioni të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për të shmangur konfliktin civil. Iu dha një mundësi Ramës dhe ai e tregoi fare mirë që ky ishte një gabim i madh. Prandaj, kur më pyesin, përse nuk ulesh me Ramën, përse nuk na dëgjon, unë e kam përgjigjen fare të thjeshtë. Ju dëgjova një herë, doli që e kishit gabim. Nuk ju dëgjoj më. Tani do të dëgjoj vetëm qytetarët shqiptarë”, tha lideri i Partisò Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha.

Menjëherë pas këtij qëndrimi për të huajt, të cilët i kërkojnë të tërhiqet, Lulzim Basha reagoi për thirrjet e SHBA dhe BE-së, të cilët i kërkuan opozitës të shmangë dhunën në protestën e së shtunës.

“Nuk iu kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë me vlerat për të cilat vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës”, tha Basha.

Baby Boo