Basha s’reagon për Thaçin, plas ironia në rrjet, ku po fle kryetari i PD-së?!


Pas mungesës së një reagimi nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, për çështjen e kufirit Kosovë-Serbi, në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi një fotomontazh ku ngrihet pyetja pse s’ka reaguar Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është nga të paktët liderë të politikës aktive që ende nuk ka reaguar pas tensioneve në rritje mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me ndarjen e kufirit. Në debat është përfshirë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Hashim Thaçi, ndërkohë që ndjekësve të ngjarjeve s’iu ka shpëtuar mungesa e një reagimi nga kryedemokrati.

Në rrjetet sociale po shpërndahet me shpejtësi fotomontazhi ku kryetari i PD-së, shfaqet në rolin e bukuroshes së fjetur, ndërkohë që shumë komentues pyesin: “Ku po fle kryetari i PD-së që s’ka reaguar për çështjen e Kosovës?”

Baby Boo