Basha për sulmin ndaj gazetares: Është mesazh i qartë mafioz


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një konferencë për mediat pas sulmit me armë ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala, duke e konsideruar këtë sulm si një “mesazh të qartë mafioz”.

“Mesazhi mafioz për gazetaren është i qartë:se kush del nga rreshti, kush shqetëson qeverinë, kush nuk i bindet sundimit të krimit, e ka fundin e shpejtë. Dua të shpreh vendosmërisht mbështetjen time dhe të Partisë Demokratike për çdo gazetar të papërkulur nga krimi, të pablerë nga kjo qeveri që, prej 5 vjetësh, nuk u shërben qytetarëve, por bashkëqeveris me krimin”, tha Basha.

“Sulmi me armë ndaj gazetarës Klodiana Lala, e cila së fundmi nxori në dritë lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit, janë tregues se krimi ndjehet i paprekshëm”, shtoi kreu i PD-së.

Kreu i PD-së theksoi se “Edi Rama duhet të lërë lotët e krokodilit dhe të gjejë autorët e kësaj ngjarjeje”

Në fund, Basha iu drejtuar kryeministrit me këto fjalë: “Edi Rama, do të mbash vetë përgjegjësi nëse gazetares Klodiana Lala i preket qoftë edhe një fije floku nga horrat e krimit që ke nën urdhrat e tua”./Pacensure

Baby Boo