BARTOL: QYTETARËT MASOVIKISHT TË DALIN NË REFERENDUM DHE TA TREGOJNË MENDIMIN E TYRE


Shefi i Zyres së NATO-s në Shkup, kapiteni i marinës, Gorazd Bartol në intervistë për MIA-n ka shfaqur shpresë se vitin e ardhshëm, kur Aleanca do ta shënojë 70 vjetorin nga themelimi, në selinë e NATO-s në Bruksel, do të valvitet edhe flamuri i Maqedonisë.

Kapiteni slloven e potencoi rëndësinë nga zgjidhja përfumdimtare e kontestit me Greqinë për emrin, si pengesë kryesore të integrimeve Euro-Atlantike. Beson se qytetarët në vend do të dalin dhe do të votojnë pozitivisht në referendumin e ardhshëm, duke theksuar se ata duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për vendin.

Ndërsa i pyetur se a a pritet përzierje të faktorëve të jashtëm, për shembull të rusëve në pengesën eventuale që të bëhemi pjesë e NATO-s?

Hyrja në Aleancën e NATO-s është çështje për vendin tuaj, për qytetarët tuaj dhe për 29-të anëtaret aktuale. Nuk ka të drejtë askush tjetër të përzihet, ka përfunduar Bartol.

Baby Boo