Barsak: “Maqedonia dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen në rrugën drejt BE-së”


Ambasadorja franceze në Shqipëri Elizabeta Barsak, ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia nuk duhet të ndahen në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Barsak ka pranuar se dëshira për ndarjen e të dy vendeve, vjen nga frustrimi për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.“Në lidhje me këtë çështje, besoj se duhet ta tejkalojmë idenë se këto dy popuj mund të ndahen. E di se shumica thonë se këto dy vende janë trajtuar si një dhe për shkak se punët nuk shkojnë mirë në mes RMV-së dhe Bullgarisë, atëherë duhet të ndahen. Kjo duhet të tejkalohet dhe duhet të japim gjithçka nga vetja në mënyrë që të dy vendet bashkë të mbajnë konferencat ndërqeveritare me BE-në”, tha Barsak.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalimit të tij të fundit në vitin 2021, tha se do të kërkojë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia, nëse Bullgaria nuk tërhiqet nga veto e saj.

Megjithatë, politikanët dhe dimplomatët evropiane vazhdimisht janë shprehur kundër këtij propozimi.

Edhe pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut formalisht i kanë përmbushur të gjitha kërkesat, vitin e kaluar në Këshillin për Punë të Përgjithshme në BE nuk arritën marrëveshje për të marrë datë për nisjen e negociatave me BE-në.

Baby Boo