Barrikadohet gjykata para shpalljes së vendimit të nesërm për Nikolla Gruevskin


Gjykata Themelore Shkupi 1 në Shkup pasditën e sotshme ka filluar të barrikadohet me gardh të hekurt, shkruan Fakte. Nuk ka informacion zyrtar për shkaqet për këtë, por spekulimet janë se kjo po bëhet para shpalljes së vendimit të nesërm të ish Kryeministrit të Maqedonisë dhe njëherit ish Kryetar i VMRO-së, Nikolla Gruevski.

Gruevskit nesër do t’i shpallet verdikti në emër të popullit vetëm për një vepër minore, për blerjen e një veture zyrtare sipas porosisë, ndërsa për veprat më të rënda për keqpërdorim të pushtetit, paraleliaht procedurat gkyqësore janë duke rrjedhur. Ai nesër pritet të shpallet fajtor dhe të dënohet me dënim me burg.

Baby Boo