Barnat natyrale për të mundur të vjellat!


Mundimi manifestohet si ndjenjë jo e këndshme e cila mundet, por jo domosdoshmërisht të nxitë vjelljen. Ajo mund të përcillet me tajimin e rritur të pështymës, shtangimeve në lukth dhe kokëdhimbjeve. Një numër i madh i sëmundjeve dhe gjendjeve mund të shkaktojnë mundim, dhe më së shpeshti këto janë: infeksionet bakteriale (helmimi me ushqim), virusët, mospërmbajtja në ngrënie dhe pirje, shtatzënia, migrena, pankreatiti… nganjëherë mundimi në lukth aktivizohet edhe në bazën psiqike, gjatë krizave serioze emocionale. Forma më e lehtë e mundimit krijohet si një reagim i organizmit në shijet dhe aromat e pakëndshme nga një distancë e afërt.
Barnat natyrale për mundim dhe vjellje mund të jenë me dobi të madhe. Shpesh ndodhë që veprojnë momentalisht, gjë që varet nga shkaku themelorë i kësaj ndjenje të pakëndshme. Efekti pozitiv është aq më i shprehur sa më i padëmshëm të jetë shkaku i shfaqjes së mundimit.

1. Ilaçi natyral më i thjeshtë por me të vërtetë efikas kundër mundimit dhe vjelljes është lëngu i limonit. Veçanërisht rekomandohet edhe pas vjelljes sepse momentalisht e freskon zgavrën orale dhe e zvogëlon mundësinë e shfaqjes së sërishme të mundimit. Lëngu i limonit duhet të përgaditet me më pak ujë se sa që në veti përmban limonada klasike. Më së miri pa sheqer dhe nuk duhet të pihet menjëherë por në gllënjka. Pasi është plotësisht i padëmshëm, është i dobishëm edhe për largimin e mundimit në shtatzëni.

2. Për shkak të aromës dhe shijes poashtu freskuese çaji i xhenxhefilit është treguar i shkëlqyeshëm si mjet për eliminimin e mundimit. Nëse mundimi është i përcjellur me shtangime në lukth dhe vjellje edhe më mirë është të përdoret çaji i kamomilës me xhenxhefil. Xhenxhefili freskon dhe largon ndjenjën e mundimit kurse kamomila e qetëson lukthin. Që në zhargon do të thuhej, dy në një. Përveç kësaj xhenxhefili mund të largoj edhe kokëdhimbjen e cila shpesh e përcjell ndjenjën e mundimit.

3. Bima e pelinit ka traditë të gjatë në shërimin e sëmundjeve të lukthit, veçanërisht kur është në pyetje tretja jo e mirë e ushqimit. Prandaj, ushqimi i cili nuk është tretur në ndonjë periudhë normale kohore, shumë lehtë mund të shkaktoj mundim, e madje edhe vjellje. Atëherë është i mirëseardhur çaji i pelinit, sepse rregullon funksionin e tretjes së ushqimit.

4. Çaji nga anisi nxitë tretjen e ushqimit, largon mundimin dhe urthin, prandaj është mirë të konsumohet edhe për qëllime preventive menjëherë pas ushqimit, në mënyrë që të pengohet shfaqja eventuale e mundimit. U rekomandohet personave të cilët kanë probleme me tretje dhe të tjerëve në periudha të krizës.

5. Çaji i mentes ka aromë dhe shije shumë të këndshme, e freskon zgavrën e gojës dhe frymëmarrjen, qetëson shtangimet në lukth dhe që është shumë me rëndësi në këtë rast, qetëson ngacmimin i cili sjell gjer te vjellja. Për shkak të gjithë kësaj është e dobishme që të konsumohen disa gllënjka të këtij çaji edhe pas vjelljes në mënyrë që më lehtë të ”qetësohen zorrët”.

6. Është rregull i përgjithshëm që në rastin e mundimit dhe vjelljes mos të qëndrohet në ambiente të mbyllura, mos të konsumohet përnjëherë sasi e madhe e lëngjeve pa marrë parasysh se sa shëruese janë dhe natyrisht, mos të merret sasi e madhe e ushqimit.

Baby Boo