Bardhyl Mahmuti: Do t’i publikoj me emera teologët e BFI-së që shin futur në shërbimet sekrete

Pas polemikave në mes Bardhyl Mahmutit dhe teologut Muahmed Kanjolli (këtu mund të lexoni vargun e polemikave) së fundmi ka shkruar Mahmuti se në shkrimin e ardhshëm do të paraqesë, të dhëna të cilat do të shokojnë opinionin.

Veprimtari i çështjes shqiptare Bardhyl Mahmuti ka shkruar: “Në vijim të polemikës me teologun Mustafa Bajramin dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të tij të flas me emra konkret nesër do të publikohet shkrimi për teologë të Bashkësisë Fetare Islame që ishin futur në shërbimet sekrete jugosllave dhe mbronin “marksizëm leninizmin jugosllav” kundër nacionalizmit shqiptar. Emra konkret që do të tronditin të gjithë besimtarët e devotshëm që nuk kanë qenë në dijeni të kësaj plage të rëndë” ka shkruar Mahmuti