Barcelona humb në “Camp Nou”, eliminohet nga Evropa Liga


Barcelona është eliminuar nga Evropa Liga. Katalonasit u mposhtën në shtëpi nga Eintracht Frankfurt me rezultat 2:3. Ndeshja e parë e zhvilluar në Gjermani përfundoi baraz 1:1, kurse gjermanët ishin fantastikë sonte në Spanjë.
Goli i parë erdhi qysh në minutën e katërt të ndeshjes kur Kostic shënoi nga pika e bardhë.

Në minutën e 36-të të ndeshjes Borre shënoi një gol spektakolar nga distanca për ta dyfishuar epërsinë e mysafirëve. Kur u prit që pjesa e dytë të jetë më e mirë për Barcelonën, Kostic heshti të gjithë duke e trefishuar epërsinë e Frankfurtit, me golin e dytë të tij personal sonte. Barcelona shënoi në minutën e 84-të përmes Busquets, por goli u anulua nga VAR-i. Në minutën e 90-të Busquets e shënoi golin e nderit për vendasit.

Krejt në fund të ndeshjes nga penalltia realizoi Depay, por nuk kishte më kohë për të bërë diçka më shumë. Kështu, Frankfurti në gjysmëfinale do të përballet me West Hamin, kurse objektivi i vetëm i Barcelonës këtë sezon mbetet kualifikimi në Champions League përmes njërës nga katër pozitat e para.
https://gorilla.cdnja.co/v/p5/P5nb5.mp4?token=yOSoTn0mQPusW_pM5cVmaA&expires=1649970633

Baby Boo