Barcelona gjen zëvendësuesin e Setien


Barcelona pritet të marrë vendime të rëndësishme në ditët e ardhshme, dhe goditja e parë do ti bëhet stolit, pas eliminimit të turpshëm nga Liga e Kampionëve, nga gjermanët e Bayern Munich.

Quique Setien po kalon orët e fundit si trajner i Barcelonës.

Sipas Fabrizio Romanos, tashmë Barcelona ka vendosur për shkarkimin e Quique Setien, trajnerit që e la klubin katalan pa asnjë titull gjatë sezonit 2019/2020.

Ka shumë emra që përmenden si alternativa për t’u ulur në stolin e katalanëve, por kryesorët mbeten Xavi Hernandez dhe Mauricio Pochettino.

Me Xavin që ka refuzuar Barcelonën, klubi duket më i vendosur nga ishi i Tottenhamit, Pochettino.

Argjentinasi është i papunë, që pas largimit nga Tottenham Hotspur.

Baby Boo