Banori i Sarajit ther dy persona në lagjen Aerodrom, ishte me një shok nga Kondova


Në një restorant te pompa e benzinës në bulevardin “Serbia”, parmbrëmë 5 minuta pas mesnate ka ndodhur deri te një zënkë mes personave A.U. (31), A.T. (29) dhe A.M. (28) të gjithë nga Shkupi nga njëra anë dhe nga ana tjetër M.B. (18) dhe një vajze 17 vjeçare, të dy poashtu nga Shkupi.

Në atë moment, 18 vjeçari M.B. u është lajmëruar personave me iniciale Е.D.(21) nga Kondova dhe R.I. (23) nga Saraji, të cilët kanë qenë afër dhe menjëherë kanë arritur te pompa e benzinës. Me këtë rast M.B., R.I. dhe E.D. kanë sulmuar personat A.U. dhe A.T., me ç’rast R.I. u ka shkaktuar plagë me thikë, transmeton Gazeta Lajm.
Personat e lënduar janë transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku u janë konstatuar lëndime trupore dhe janë mbajtur për shërim të mëtejmë.
Sipas policisë, pas incidentit, sulmuesit me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanë bë aksident trafiku me një veturë tjetër.
R.I. dhe E.D. janë arrestuar në stacionin policor në Aerodrom, kurse policia po merr masa për ndriçimin e rastit.

Baby Boo