Banori i Demir Hisarit plagoset gjatë gjuetisë


54-vjeçari M.R nga fshati Obednik i Demir Hisari ka marrë lëndime në këmbën e majtë gjatë gjuetisë dhe nga ana e mjekëve të ndihmës së shpejtë është sjellur në Spitalin e Demir Hisari, informojnë nga MPB.

Sipas tij, lëndimin e ka marrë në fshatin Obednik në vendin e quajtur “Lovka” gjatë krisjes së plumbave të pushkës nga ana e S.Gj (32) nga i njëjti fshat.

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes nga Prokurori Publik dhe po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Baby Boo