Banorët e Ognjancës në pro*testë, kërkojnë të ndalojë nxjerrja e rërës


Ka një muaj që në këtë pjesë këta ekskavator janë vendosur në fshatin Ognjancë të komunës së Petrovecit për të nxjerr rërë. Banorët e këtij fshati sot bllokuan rrugën kryesore për të pro*testuar.
Ata kërkojnë ndalimin i nxjerrjes së rërës në këtë fshat.
Kryetari i Bashkësisë lokale Ognjancë Trajçe Karovski thotë se edhe rruga do të shkatërrohet nga kamionët.

“Gjithashtu problem i madh është edhe rruga, tani kur do të lëvizin ato kamion me 50 tonë mund të llogarisni se për një kohë të shkurtë do të mbesim pa rrugë. Ka një muaj që kanë filluar kanë filluar edhe të vozisin megjithatë kjo rrugë është shumë e dobët”, deklaroi Trajçe Karovski, banor.
“Ne atje po frikësohemi se mund të mbytet edhe ndonjë fëmijë. Kemi pasur një rast këtu në Ilinden ku është mbytur një fëmijë pesë vjeç, a aty ku groposet nga fshati është vetëm 50 metra edhe është gropë e madhe”, u shpreh Muhamed Beqiri, banor.

“Nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër por të marrim situatën në kontrolle, për atë i lus të gjithë institucionet edhe një herë që të vijnë dhe të shohin që situata është alarmante”, tha Dabrivoe Gajiq, banor.
Banorët thanë se kanë dërguar edhe kërkesë me shkrim deri tek ministria e Ekonomisë, ministria e Mjedisit Jetësorë, por deri tani thonë se nuk kanë marr përgjigje.
Të njëjtin hallë e patën edhe banorët në fshatin Konjare, të cilët me muaj kanë protestuar deri sa erdhi vendimi për heqjen e koncesionit nga kompania e cila bënte nxjerrjen e rërës në lumin Pqinja.

Baby Boo