Banorët e një fshati në Tajlandë habiten kur në fusha gjejnë aeroplanin Boeing 747, më vonë e kuptojnë se pronari i tokës e kishte blerë në ankand (Foto)

Kur një aeroplan gjigant Boeing 747 u shfaq gjatë natës në një fushë me baltë në Tajlandë, banorët e kësaj zone mbetën të habitur.

Baby Boo

Në shikim të parë duket sikur “mbretit i qiellit” ka aterruar në këtë fushë në Chai Nat, në pjesën veriore të Tajlandës.

Dhe kështu fshatarët kishin vrapuar për ta fotografuar, duke menduar se ishte ulur aty.Megjithatë, pronari i tokës Somchai Phukieow ka pranuar se e kishte blerë fluturaken në ankand.

“E kam blerë në ankand dhe e ka sjell në fshat me kamionët gjigantë, dhe më pas me vinça e kam vendosur mbi shtylla të betonit”, ka deklaruar pronari i aeroplanit.

Restorant Lumare