Banorët e Lubotenit bllokojnë fshatin me traktor, nuk e japin duhanin


Banorët e Lubotenit të Shkupit që prej mëngjesit u rrethuan nga forcat policore, kanë bllokuar daljen e policisë në shenjë revolte për konfiskimin e duhanit, raporton SHENJA.
Banorët kanë vendosur në rrugë kryesore makinat e tyre personale, traktorë dhe makina të tjera të mëdha për transportim të duhanit që ta bllokojnë lëvizjen e forcave policore.

Është e dukshme që policia ka mbledhur një sasi të madhe të duhanit, që e ka vendosur në një prej kamionëve të saj.

Baby Boo