Banorët e lagjes Aerodrom kërkojnë uljen e kateve të ndërtesës te “Majçin dom”


Banorët e lagjes Aerodrom përmes protestës pranë “Majçin Dom” kërkuan që nëse nuk mund të rrënohet tërësisht objekti atëherë të ulen katet. Pranë punishtes sonte dolën një numër më i vogël i banorëve në krahasim me dy protestat tjera të mëparshme ndërsa protestën nuk u sigurua as nga policia.

“Sikur policia të ketë ditur se nuk do të dalin shumë njerëz. Me 70-80 mijë banorë është e turpshme vetëm kaq njerëz të shfaqen në protestë”, komentuan protestuesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një pjesë e tyre konsiderojnë se nuk duhet të protestohet para punishtes duke thënë se për ata është e qartë se investitori ka të drejtën e plotë të ndërtojë dhe se nuk kanë asgjë kundër tij. Protestat, sipas tyre, duhet të ketë para Komunës dhe para dy ditëve duhej protestuar para Gjykatës Kushtetuese.

Protesta ishte e qetë ndërsa njerëzit thanë se nuk ka pasur organizator dhe se e kanë marrë vesh se do të protestohet përmes rrjeteve sociale.

Ivenstitori Fatmir Etemi sot pasdite për “Makfaks” deklaroi se organizatorë të protestës janë këshilltarë të OBRM-PDUKM-së të cilët luajnë lojë politike dhe që është larg nga kujdesi për mjedis të shëndoshë.

Ndërkaq, para dy ditëve Gjykata Kushtetuese dha vendim për ndërtimin e objektit në “Majçin dom”.

 

Baby Boo