Banorët e Karaçevës rrëfejnë frikën që përjetuan kur panë xhandarmërinë serbe para dyerve të shtëpisë


Banorët e Karaçevës rrëfejnë frikën që përjetuan kur panë xhandarmërinë serbe para dyerve të shtëpisë
Dje rreth orës 17:00, në Karacevë të Kamenicës u panë 11 ushtarë serbë. E prezenca e tyrë në këtë fshat të Kosovës, u prit me frikë nga banorët e asaj ane.
Të njëjtit thonë për T7 thonë se të shpeshta janë vizitat e trupave serbë.
Mirëpo një ditë më pas, në këtë zonë janë parë patrullat e policisë së Kosovë.

E, Kryetari i Kamenicës, thotë se ushtarët serbë kishin një aksion me KFORI-in.
Të shtunën në Karaçevë shihen trupat policorë të Kosovës, KFOR-i thotë se ishin në koordinim me serbët.
Kjo është një lagje me dymbëdhjetë shtëpi të banuara me shqiptarë në fshatin Karaçevë të Kamenicës.
E në këtë zonë, të premten u panë mysafirë të pa ftuar.
Aty, 11 ushtarë serbë kaluan mes përmes këtij fshati.
Ky veprim që po ndodh tash e sa kohë duket që i ka shqetësuar banorët këtu.

Banor i Karaçevës e ish kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli thotë që kolonën e ushtarëve serbë e kanë parë prej oborrit të shtëpisë.
Prezenca e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe së bashku me qenë po delë të jetë më e shpeshtë në këtë pjesë, e hic e dëshiruar për shqiptarët.
Madje ushtarët serbë i kanë përshëndetur banorët.
Prej kësaj lagje ushtarët kaluan tek një restaurant goxha i frekuentuar në fshatin Karaçevë.
Pronari i tij thotë që veprimet e tilla po i shqetësojnë klientët.

E, Imami i Karacevës, ka kërkuar nga institucionet që të marrin hapa konkret dhe të shtojnë forcat e policisë në këtë pjesë.
Ndërkohë Policia e Kosovës në një përgjigje kanë thënë që e kanë njoftuar KFOR-in për patrullimin e xhandarmërisë.
E ekipa e televizionit 7 gjatë qëndrimit në Karaçevë hasi në patrulla të Policisë së Kosovës në këtë pjesë të fshatit.
Ndërkohë kryetari i fshatit, Selver Lenjani thotë që ka kërkuar ndihmë disa herë prej institucioneve për këtë çështje.

Por sipas tij, kërkesa e tij tash e sa vite kanë mbetur në heshtje.
Në anën tjetër kryetari i Komunës së Kamenciës, Qëndron Kastrati pas një bisede që ka pasur me KFOR-in thotë që veprimi i djeshëm ka qenë pjesë e një aksioni të KFOR-it.
Në anën tjetër KFOR ka thënë që bashkëpunon me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në të gjithë Kosovën, dhe me Forcat e Armatosura Serbe në Vijën Administrative Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
E në Karaçevë të shtunën u pa edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai tha që institucionet s’duhet të lejojnë veprime të tilla.

Baby Boo