Banorët e Gostivarit presin infrastrukturë më të mirë dhe pensione më të mëdhaja


Në Gostivar votimi po zhvillohet pa pengesa pas tejkalimit të problemit me aparatet “fingerprint”. Për shkak të problemeve teknike të kohëpaskohshme votimi vazhdon sipas mënyrës së vjetër në disa vendvotime.
Nga KSHZ në Gostivar thonë se fluks më të madh të daljes në vendvotime pritet në orët e pasdites.
Sakaq, pas votimit disa qytetarë për TV Globi thonë se pas këtyre zgjedhjeve në Gostivar, presin infrastrukturë dhe pensione më të mëdha.

“Shumë mirë shkoi votimi, kishte pak probleme me aparatin ashtu siç u tha edhe në lajme. Nga këto zgjedhje pres të bëhet më mirë edhe në pastërti, ekonomi. Neve pensionistëve të na rrisin pensionet”, deklaroi një qytetarë nga Gostivari pas shfrytëzimit të të drejtës së votimit.
“Procesi zhvillohet në një ambient shumë të qetë dhe demokratik. Të gjithë pjesëmarrësit në procesin e votimit kanë sjellje shembullore dhe kjo ditë i ngjanë një dite festive”, deklaroi një qytetarë tjetër.

Baby Boo