Bankat të gatshme për pagesë të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve


Bankat janë të përgatitura ta kryejnë pagesën e ndihmës monetare për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve, e cila fillon prej sot për ata të cilët posedojnë kartela debitore, ndërsa nga e hëna në ekspoziturat, bëri të ditur Asociacioni Bankar i Maqedonisë.

“Të gjithë shfrytëzuesit të ndihmës monetare të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, të cilët posedojnë kartela debitore, do të disponojnë me mjetet, përmes bankomateve dhe në rrjetin tregtar prej sot, e premte, 3 korrik të vitit 2020 në orët e pasdites, theksojnë nga Asociacioni.

Për shfrytëzuesit të cilët nuk shfrytëzojnë kartela, edhe këtë herë do të zbatohet në grupe, në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave, sipas rendit alfabetik, gjegjësisht sipas shkronjës së parë të mbiemrit:

– 6 qershor (e hënë) – A, B, V, G, D. Gj, E. Zh, Z. X;

– 7 qershor (e martë) – I, J, L, Ll, M, N, Nj, O;

– 8 qershor (e mërkurë) – P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh;

Bankat i lusin klientët të cilët nuk posedojnë kartelë debitore t’i përmbahen renditjes së përcaktuar, si dhe rekomandimeve për mbrojtje të shëndetit, gjegjësisht mbajtje të maskave dhe mbajtjen e distancës përkatëse.

Baby Boo