Bankat raportojnë për para të fa*lsifikuara në Prishtinë, këto janë monedhat që po qarkullojnë


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të martën dhe mërkurën është raportuar për dy raste të evidentimit të parave të fal*sifikuara në Prishtinë.
Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë dhe është raportuar nga zyrtari i një banke, i cili ka deklaruar se nga klientë të ndryshëm ka pranuar shumën prej 268€, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 28.12.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar në bankë) ka raportuar se, nga klient të ndryshëm të bankës ka pranuar një shumë prej 268€ të cilat dyshohet të jenë të fal*sifikuara. Rasti në hetime”, ka njoftuar policia.
Në rastin tjetër, zyrtari i një banke ka raportuar në polici se ka pranuar 194 monedha metalike nga 2€ dhe 44 monedha nga 1€, të cilat dyshohet se janë të fal*sifikuara.

“Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 29.12.2021 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar në bankë) ka raportuar se kishte pranuar 194 monedha metalike nga 2 € dhe 44 monedha nga 1 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, ka bërë të ditur policia.

Baby Boo