Bankat në Maqedoni: Nuk ka ulje të kamatave

Bankat nuk do të ulin shkallën e interesit të kredisë për qytetarët dhe kompanitë, tha kryetari i Shoqatës e Bankave, Kosta Mitrovski.
Ky qëndrim vjen disa muaj pasi Banka Popullore e Maqedonisë e uli shkallën themelore të interesit në faturat e thesarit, sipas së cilës janë
formuar të gjitha normat e interesit në vend. Guvernatori i BPRM, Dimitar Bogov, atëherë pati deklaruar se hapet mundësia për kredi më t
ulëta.

“Për momentin nuk planifikohet ulje të interesit, por megjithatë kjo ësht politikë e secilës bankë në veçanti. Shkalla e interesit për momentin
është mjaftueshëm mirë, edhe për personat fizik edhe për kompanitë. Ndoshta e dini, veçmë ka shkallë të interesit edhe për 3 përqind për
kompani dhe për momentin janë shkallë atraktive të interesit të cilat mund të ekzistojnë dhe kompanitë të bëjnë përfitime” – deklaroi Kosta
Mitrovski, UNI Bank.
Mitrovski tha se bankat janë të gatshme të japin kredi për kompanitë dhe qytetarët, dhe se në periudhën e kaluar ka pasur kërkesa të shumta
për kredi.

“Bankat janë gati për të përkrahur kreditimin edhe të qytetarëve edhe të kompanive dhe ne jemi të kënaqur nga periudha e kaluar sepse ka pasu
shumë e më shumë kërkesa për kredi nga ana e kompanive dhe e qytetarëve. Kemi mjete të mjaftueshme dhe presim që të gjithë ata të
cilët kanë nevojë për ato mjete, me kënaqësi t’i plasojmë tek ato” -tha Kosta Mitrovski, UNI Bank.
Kjo u tha gjatë ditës në krijimin e Asociacionit të Bankave në Maqedoni, në të cilën janë të kyçura 15 banka dhe 2 kursimore, të cilat punojnë në
përputhje me ligjin për banka.