Banka Popullore: “Qytetarët gjithnjë e më shumë i përdorin përfitimet e digjitalizimit të pagesave” (FOTO)


Pagesat nga ana e qytetarëve në tregtinë e vendit me kartela pagesore të lëshuara nga dhënësit në vend, në kuartalin e dytë të vitit 2021, shënuan rritje të rëndësishme vjetore te vlera dhe numri i transaksioneve të realizuara prej 35,2 për qind dhe 43,7 për qind, në mënyrë adekuate, që në pjesën më të madhe u detyrohet kushteve të vendosura nga pandemia të cilat kontribuuan për ndryshim të përshpejtuar të shprehive të qytetarëve në lidhje me pagesat, kumtoi Banka Popullore.

Megjithatë, siç potencojnë, rritja vjetore e realizuar e numrit të pagesave me kartela pagesore në vendet fizike shitëse (44,6 për qind) në kuartalin e dytë të vitit 2021 është nëntë herë më e lartë nga rritja vjetore në kuartalin e njejtë të vitit 2020 (4,7 për qind). Në lidhje me shfrytëzimin e kartelave pagesore në vendet shitëse virtuale (internet), në kuartalin e dytë të vitit 2021 ishte realizuar rritje e lartë vjetore prej 36,3 për qind, por i njëjti ngadalëson në këtë kuartal pas shkallëve jashtëzakonisht të larta të rritjes nga fillimi i pandemisë dhe është për 4,7 herë më i ulët nga rritja vjetore e realizuar në kuartalin e njejtë të vitit 2020.

Nga aspekti i pagesave me transfer kreditues në kuartalin e dytë të vitit 2021, është shënuar gjithashtu rritje e madhe te pagesat e qytetarëve me këtë instrument pagesor, me rritje vjetore prej 47 për qind te vlera e transaksioneve, gjegjësisht 41 për qind te numri i transaksioneve të kryera.

Në kuartalin e dytë të vitit 2021, numri i pagesave të realizuara me celular është rritur për 55 për qind në bazë vjetore, edhe pse i njejti është më i ulët nga rritja vjetore e realizuar në periudhën e njejtë të vitit 2020 (75 për qind). Përveç kësaj, në kuartalin e dytë të vitit 2021, edhe pse më pak në krahasim me përdorimin e aplikacioneve celulare, edhe më tutje rritet përdorimi i kompjuterëve për realizim të pagesave. Më konkretisht, te këto pagesa, në kuartalin e dytë të vitit 2021, shënohet rritje vjetore prej 18 për qind, e cila është më e lartë nga rritja vjetore në periudhën e njëjtë të vitit 2020, që arrinte 13 për qind.

Baby Boo