Banka Popullore e Maqedonisë: Borxhi i jashtëm bruto arriti në 7.4 milion euro


Borxhi bruto i jashtëm i Maqedonisë në fund të vitit 2017 arriti në 7.403 miliardë euro, që është 187 milionë euro më shumë se në vitin 2016, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rritja e borxhit është si pasojë e një rritjes së borxhit në sektorin privat me 170 milion euro, ndërsa pjesa më e vogël i referohet huamarrjes së sektorit publik.

Borxhi i jashtëm i Maqedonisë u zvogëlua në tremujorin e fundit të vitit të kaluar me 248 milion euro në sektorin publik, ndërsa në sektorin privat, në të njëjtën periudhë u regjistrua një rritje prej nëntë milion euro.

Norma mesatare e interesit të përgjithshëm të huave në muajin maj ishte 5.61%.

Baby Boo